Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

MADRID


Princi i Spanjës Felipe është martuar me ish prezantuesen e televizionit Letizia Ortiz para më shumë se 1600 mysafirëve në një katedrale Romake Katolike në Madrid.
Dasma mbretërore e Spanjës e mbajtur për herë të parë pas pothuajse një shekulli, u shoqërua me masa të rrepta sigurie, të cilat pasonin bormbardimet e trenave, që kishin lënë të vdekur rreth 200 njerëz dy muaj më parë. Nusja, 31 vjeçare e divorcuar, ka qene prezantuese e lajmeve në televizionin kombëtar të Spanjës deri vitin e kaluar. Ajo shënon rastin e parë brenda 5 shekujve që do të bëhet mbretëreshë edhe pse nuk rrjedh nga familja mbretërore.
XS
SM
MD
LG