Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Policia e Kombeve të Bashkuara ka arrestuar sot në orët e mëngjesit në rajonin e Prizrenit dy persona, babë e bir, të dyshuar për vepra serioze penale dhe vrasje të shqiptarëve të Kosovës.
Në komunikatën e lëshuar nga policia thuhet se arrestimi i tyre është bërë në kuadër të një operacioni të filluar në muajin shkurt, dhe se njëri nga të arrestuarit është pjesëtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës.
Zëdhënësi i TMK_së Enver Dugolli ka deklaruar për Evropën e Lirë se bëhet fjalë për major Islam Gashin, i cili bashkë me të atin kanë qenë pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
XS
SM
MD
LG