Ndërlidhjet

MARTESAT, MOTIV I KONVERTIMIT NË ISLAM TË FEMRAVE NË PERËNDIM


Kathleen Knox

"Jam rritur në Irlandë, në një familje katolike me moral dhe etikë të lartë. E praktikoja katolicizmin deri në adoleshencën e vonë dhe në të 20-tat e hershme, kur fillova të kem disa vështirësi me Krishtërimin. Takova disa myslimanë dhe ata ma prezantuan Islamin," fillon rrëfimin Batool al Toma një grua e konvertuar në Islam 25 vjet më parë.
Ajo ndjek një projekt në Angli ku jepen këshilla për rrymat e qëndrueshme të konvertimit.
Al Tomma thotë se ndjekësit e kursit vijnë nga të gjitha llojet e shoqërive, të tërhequr, siç thotë ajo, nga llogjika e Islamit.
"Mendoj se fakti që më ka shtyrë të konvertohem është se të gjitha besimet dhe konceptet fetare- ritualet dhe çdo gjë tjetër ka të bëjë me vetë fenë," thotë al Toma.
Nicole Bourque është një eksperte e konvertimit islam në Universitetin e Glasgow-it në Skoci. Ajo thotë se statistikat nuk janë të sakta, por të paktën në qytetin e saj, gratë konvertohen më tepër se burrat, që sipas saj, shkak është martesa:
"Kur ia përmenda këtë studentëve të mi kishte moskuptime të rëndomta, si "këto gra për t'u martuar me burrat e tyre janë shtyrë që të konvertohen. Por nuk është kështu. Një nga faktorët kryesorë është se kur nuk jeni të kënaqur me besimin në të cilin jeni lindur dhe jetoni me dikënd të besimit tjetër, ju do të doni të mësoni më shumë. Njoh disa gra që ishin më besimtare se burrat e tyre, por e pëlqyen atë çka mësuan dhe vendosën të konvertohen," thotë Bourque.
Por, shumë njerëz në perëndim dyshojnë për këtë gjë. Pse një grua e edukuar në një shoqëri liberale zgjedh të konvertohet në një besim fetar që nga shumë shihet si më diskrimunes për femrat?
Al Toma është kundër këtyre stereotipeve, duke thënë se predikimet e Islamit nuk e dëmtojnë femrën. Poligaminë, Islami e lejon në kushte shumë strikte, ndërkaq mbulesa, siç thotë ajo, është një traditë e vjetër edhe në fetë tjera.
Burque thotë se gratë e konvertuara shpesh flasin për respektin që kanë femrat në Islam.
"Një gjë që këto gra thonë se u pëlqen në Islam është se femrat respektohen më shume sesa në kulturën perëndimore. Një grua thotë se kurrë nuk e ka kuptuar derisa është bërë myslimane se sa respektohet trupi i myslimaneve, burrat nuk i vështrojnë gratë tjera," thotë Borque duke shtuar se në perëndim gratë përdoren si objekt seksi.
Por, konvertimi nuk është gjithmonë i lehtë. Shumë prindër shqetësohen kur zbulojnë se vajza e tyre po konvertohet në një fe tjetër, edhe pse siç thotë Bourque, në fund përsëri pajtohen, veçanërisht kur vajzat tregojnë një respekt më të madh për prindërit, një vlerë e rëndësishme në Islam.
Anne Sophie Roald nga hulumtimi që ka bërë në Skandinavi vëren se ka më shumë femra të konvertuara sesa meshkuj. Këto gra shihen si tradhtare. Një shembull është Lena Larsen, e cila u ballafaqua me armiqësinë e publikut sa që njëherë ishte damkousr si një "anti hero". Al toma thotë se shumë njerëz do t'i kuptonin më mirë gratë si Larsenin nëse mësojnë më shumë rreth Islamit. Nëse njerëzit lexojnë me një mendje të hapur, ajo thotë se me siguri se do të zbulojnë se çka i tërheq gratë drejt Islamit.

XS
SM
MD
LG