Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë shprehur keqardhje për dorëheqjen e kreut të UNMIK-ut Harri Holkeri.
"Prania e Holkerit në Kosovë ka kontribuar për progresin real dhe përpjekjet për krijimin e shoqërisë shumëetnike", ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Richard Boucher.
Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jaap de Hoop Scheffer tha se "aleanca do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me UNMIK-un dhe pasardhësin e Harri Holkerit". Në deklaratën e bërë lidhur me dorëheqjen e Harri Holkerit, Scheffer i është falenderuar kreut të UNMIK-ut për "nxitjen e procesit të standardeve në Kosovë" dhe dialogun Prishtinë-Beograd.
XS
SM
MD
LG