Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britianik Tony Blair ka mohuar se ka ndasi mes tij dhe presidentit amerikan George Bush rreth Irakut.
Ai tha se pajtohet plotësisht me Bushin rreth strukturës komanduese të trupave të huaj në Irak, pas kalimit të pushtetit në qeverinë e përkohshme të Irakut më 30 qershor.
"Nuk ka aspak dyshim se qeveria e re e Irakut do të ketë sovranitet të plotë, se forcat shumëkombëshe do të mbesin aty me lejen dhe me nje vendim politiko- strategjik të qeverisë së Irakut", tha Blair duke shtuar se megjithatë, forcat amerikane dhe britanike do t'i nënshtrohen vetëm komandës së vendeve të tyre.
XS
SM
MD
LG