Ndërlidhjet

PRISHTINË


Punëtorët e Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës paralajmëruan se do ta ndërprejnë punën, nëse nuk anulohet vendimi për përdorimin e “swift” kodit të Serbisë e Malit të Zi në bankat kosovare. Ndërprerja e punës në BPK nënkupton bllokim të sistemit bankar në Kosovë. Ndërkohë, qeveria e Kosovës ka kërkuar edhe njëherë nga drejtuesit ndërkombëtar të Autoritetit Bankar dhe të Pagesave që të anulojnë këtë vendim. Nga ana tjetër një zëdhënës i UNMIK_ut Kris Litier, tha se ky kod përdoret për shkak se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe nuk ka të drejtë të ketë kodin e saj.
XS
SM
MD
LG