Ndërlidhjet

BAGDAD


Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak konfirmoi sot se forcat amerikane kanë pezulluar operacionet ushtarake kundër militantëve besnikë të klerikut radikal shiit Moqtada al Sadr, në qytetin e shenjtë të Najafit.
Forcat amerikane përgjegjësitë për sigurinë e qytetit do t'ia dorëzojnë gradualisht policisë së Irakut, ka thënë zëdhënësi i administratës amerikane në Irak Dan Senor, pak kohë pas njoftimit se liderët shiitë në Najaf kishin arritur një marëveshje me al Sadrin për të ndërprerë luftimet. Por, Senor tha se al Sadri duhet të përmbush premtimet që i ka bërë para liderëve shiitë.
"Shpresojmë se Moqtada al Sadr do ti jetësojë përkushtimet që i ka bërë në letër. Nëse ai nuk e bën këtë gjë, ne do të vazhdojmë ta kryejmë pjesën tonë", tha Senor duke shtuar se koalicioni nuk do ta ndryshojë pozicionin e vet për demilitarizmin e milicisë shiite dhe arrestimin e al Sadrit nën akuza për vrasje.
Nga ana tjetër ministri i mbrojtjes britanik, Geoff Hoon paralajmëroi dërgimin edhe të 370 ushtarëve të tjerë britanikë në Irak.
XS
SM
MD
LG