Ndërlidhjet

LONDËR


Autoritetet amerikane kanë kërkuar ekstradimin e klerikut mysliman Abu Hamza, i cili u arrestua nga policia britanike në Londër, bazuar në një urdhër arresti të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara.
Abu Hamza ngarkohet me 11 akuza që lidhen me terrorizmin. Shefi i Drejtësisë Amerikane John Ashcroft tha se Uashingtoni po kërkon ekstradimin e tij.
"Ne po këkrojmë ekstradimimin e Hamzasë nga Britania e Madhe që të përballet me drejtësinë e gjykatave tona për akuzat serioze që rëndojnë mbi të ", tha Ashcroft.
XS
SM
MD
LG