Riza Smaka, profesor dhe kryetar i Shoqatës Juriste të Kosovës
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Smaka, si e vlerësoni vendimin e djeshëm të kuvendit për miratimin epropozimit të grupit punues, për ndryshimet në Kornizën Kushtetuese të Kosovës?
RIZA SMAKA
Parimisht dhe esencialisht do të kisha votuar sikur të isha i autorizuar për të votuar pro. Domethënë është një punë që e dëshiroj që të bëhet mirë, por ajo punë mund të bëhet mirë vetëm në procedurën e caktuar dhe atë ju lutem me dokumentin juridik, politik ndërkombëtarisht të vlefshëm, dhe ajo është rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën 1244/99. Unë mendoj që nuk ka vepruar mirë as grupi punues as Kuvendi i Kosovës. Nuk ka qenë në nivelin e detyrës dhe të dinjitetit. Nuk është dashur të bëjë një punë të cilën e ka ditur apriori që nuk do të shkojë. Pse ta vërë veten në pozitë për ta korrigjuar dikush kur ka mundur mos ta bëjë atë punë. Kjo është diçka që mund të bëhet paralelisht në koordinim dhe kurrsesi në mënyrë të njëanshme, sepse kjo është në njëfarë mënyre edhe provokacion për ndërkombëtarët që gjithsesi e kanë dinjitetin e vet. Një punë që duhet të bëhet në mënyrë bilaterale po bëhet në mënyrë unilaterale me tentativë që të imponohet si me thënë. Kjo sepse asgjë prej gjëje nuk është arritur përveçse një deklasim dhe një diskretitim i organit më të lartë të Kosovës për momentin.
RADIO EVROPA E LIRË
Përmendët çështjet procedurale. Duke patur parasysh reagimet e mëhershme të administratës së UNMIK-ut, a mund të pritet një vendim i ngjashëm për anullimin e një vendimi të tillë të Kuvendit të Kosovës?
RIZA SMAKA
Pa pikë dyshimi. Vetë zoti Brayshow u përgjigj në letër, si me thënë pa kurrfarë hezitimi. Flakje, jo refuzim po flakje, hedhje. Unë mendoj se aty ku nuk dimë biem, në provim rrëzohesh po nuk dite. Kjo punë është ditur apriori se do të pasojë flakja, hedhja poshtë e propozimeve të tilla. Unë mendoj se do të ketë kontraefekte sepse në kontekstin e rrethanave kur është bërë dhe si me thënë kur është inicuar, kur u aprovua, gjithsesi do të reflektojë edhe indinjatën e caktuar dhe si me thënë qëndrim negativ apriori.
RADIO EVROPA E LIRË
Nëse lihen jashtë procedurat, arsyetimi i Kuvendit ishte se ndryshimet ndihmojnë në bartjen e përgjegjësive, fuqizimin e përgjegjësive vendore etj. Aktualisht sa vlerësoni se administrata e UNMIK-ut ka bartur një pjesë të përgjegjësive dhe sa janë ato të mjaftueshme që këto institucione të funksionojnë normalisht për kryerjen e përgjegjësive që kanë marrë?
RIZA SMAKA
Bartja për momentin po e zëmë bëhet dhe do të bëhet përmes negociatave. Në rastin konkret bartja e kompetencave po përcaktohet njëanshëm nga ana jonë dhe jo në bisedime me ndërkombëtarët. Tërësia e kompetencave, autorizimeve për sektorë të ndryshëm, diskutohet dhe vendoset më parë dhe pastaj bëhet kalimi. Jo si në këtë rast. Unë mendoj që nuk është mirë dhe nuk është në rregull që ne të biem në provim aty ky e dimë se mund të mos biem në provim. Është deklasim ju lutem, diskretitim.
RADIO EVROPA E LIRË
Cilat do të jenë efektet e marrëdhënieve në mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare pas vendimit të djeshëm të kuvendit, sidomos pas asaj që ju thoni se Kuvendi nuk e ka respektuar si duhet procedurën?
RIZA SMAKA
Dëshira ime është që mos të acarohen marrëdhëniet, por kam frikë se nëse jo në mënyrë dukshme, në mënyrë të padukshme raportet do të ftohen për një periudhë të caktuar. Pastaj na duhet të bëjmë punë, koncesione, në mënyrë që t'i vemë në binarët normalë, në vend që të shkojmë paralelisht, mos ketë nevojë të bëjmë koncesione, sepse ne pothuajse asgjë prej gjëje nuk kemi në kompetenca efektive, sidomos për çështjet më delikate të jetës politike, shoqërore dhe ekonomike.
Intervistoi Zijadin Gashi