Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush tha se ai dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë diskutuar për rezolutën e Kombeve të Bashkuara për Irakun. Bush në një paraqitje të përbashkët me kryeministrin danez Anders Rasmussen, tha se në bisedën telefonike më Putinin janë pajtuar që rreth rezolutës të punojnë së bashku.
"U pajtuam që të punojmë së bashku në emër të popullit të Irakut dhe qeverisë së re. I thashë atij se duhet të arrijmë marrëveshje, që na mundëson t'i ndihmojmë popullit të Irakut që ta rrisë sigurinë e vendit në mënyrë, që të mund të mbahen zgjedhjet, tha Bush.
Ndërkaq, homologu i tij rus Vladimir Putin ka thënë se rezoluta e Kombeve të Bashkuara do të jetë efektive vetëm nëse i lejon popullit të Irakut që të marrë përsipër fatin e vet dhe që të krijohet mekanizmi për rilindjen e një sovraniteti të vërtetë.
XS
SM
MD
LG