Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka thënë se është e patolerueshme që në Kosovë vazhdojnë të veprojnë njëkohësisht dy organizata të Kryqit të Kuq të Kosovës, njëra në Prishtinë dhe tjera në veri të Mitrovicës.
Sipas Dacit, Kryq i Kuq, që vepron paralelisht në veri të Mitrovicës është ilegal dhe si i tillë nuk duhet të ekzistojë. Këto komente ai i bëri pas takimit me kryetarin e Kryqit të Kuq të Kosovës, Fehmi Vula, i cili ka shprehur brengat lidhur me vazhdimin e funksionimit të këtij organi paralel, i cili është pranuar edhe nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Federata e Kryqit dhe Gjysëm-Hënës së Kuqe.
XS
SM
MD
LG