Ndërlidhjet

BAGDAD


Presidenti i emëruar i Irakut Ghazi al Yaweri kërkoi vendosjen e plotë të sovranitetit në Irak përmes një rezolute të Kombeve të Bashkuara.
"Ne irakianët presim që të jepet sovraniteti i plotë përmes një rezolute të Këshillit të Sigurimit që të na mundësojë rindërtimin e një vendi të bashkuar, të lirë, të pavarur, demokratik dhe federal," tha al-Yaweri.
Ndërkaq, kryeministri i ri irakian Iyad Allaëi tha se Irakut i duhet ndihma e Shteteve të Bashkuara dhe forcave tjera ndërkombëtare për ta mbrojtur nga 'armiqtë e Irakut'. Ndërkohë, anëtarët e Këshillit Qeverisës të Irakut kanë vendosur ta shfuqizojnë Këshillin pasi që Iraku ka qeverinë e re.
XS
SM
MD
LG