Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zhvillimet në Lindjen e Mesme do ndryshojnë rrjedhën e historisë për rajonin e shqetësuar, ka deklaruar presidenti amerikan George Bush.
"Ashtu si ngjarjet në Evropë përcaktuan rezultatin e Luftës së Ftohtë ngjarjet në Lindjen e Mesme do të përcaktojnë rrjedhën e historisë për betejën tonë aktuale. Nëse do ta braktisim këtë rajon dhe do ta lëmë në dorë të diktatorëve dhe terroristëve, atëherë ai do jetë burim i përhershëm dhune, eksportues vrasësish që duan të sulmojnë Amerikën apo kombet e tjera të lira. Nëse në rajon do vendoset demokracia atëherë lëvizja terroriste do humbë mbështetësit e vet", tha Bush.
XS
SM
MD
LG