Ndërlidhjet

BEJRUT


Synimi i vendeve anëtare të OPEC-ut, Organizata e vendeve prodhuese dhe eksportuese të naftës, është të ulë cmimet e naftës në tregun botëror në 22 deri në 28 dollarë për barrelë, nga mbi 40 dollarë që është për momentin, ka deklaruar ministri saudit i naftës.
Komisioneri evropian për cështje ekonomike Joaquim Almunia lidhur me këtë problem ka deklaruar:
"Ne llogarisim se cmimi i naftës do ketë pasoja mbi ekonominë. Kështu nëse cmimet mbeten në këto nivele, pra 40 dollarë për barrelë deri në fund të vitit, atëherë rritja ekonomike do të jetë së paku 0.2 për qind më e ulët."




XS
SM
MD
LG