Ndërlidhjet

ROMË


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush u takua në Vatikan me Papa Gjon Palin e Dytë.
Papa, i cili ishte kritik i ashpër i luftës së prirë nga Shtetet e Bashkuara në Irak, bëri thirrje për pjesëmarrje ndërkombëtare që t'i jepet fund dhunës atje.
"Është evidente dëshira e gjithkujt që kjo situatë të normalizohet sa më shpejt të jetë e mundur", tha Papa, i cili nga Kombet e Bashkuara kërkoi përshpejtimin e bartjes së sovranitetit në Irak.
Presidenti amerikan tha se emërtimi i kreut të shtetit në Irak dhe formimi i qeverisë së re janë hapa inkurajues.
Duke i dorëzuar Papës Gjon Palit të Dytë Medaljen Presidenciale të Lirisë, George Bush deklaroi:
"Do të punojmë për lirinë dhe dinjitetin e njerëzimit që të përhapim paqen dhe mëshirën. E çmojmë lartë simbolin e fuqishëm të lirisë për të cilin u përpoqët, dhe e njohim fuqinë e lirisë për ndryshimin e shoqërive dhe të botës", tha presidenti amerikan.
Bushi, i cili në Itali qëndron me rastin e 60 vjetorit të çlirimit të Romës nga forcat aleate, gjatë ditës do të takohet edhe me kryeministrin Silvio Berlusconi.
Vizita e presidentit amerikan në Romë përcjellet me masa të ashpra sigurie nga autoritetet italiane.
XS
SM
MD
LG