Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

KAEN, FRACË


Mijëra veteranë të Luftës së Dytë Botërore janë tubuar sot në Normandi për të marrë pjesë në manifestimin qendror të shënimit të 60 vjetorit të zbarkimit të forcave aleate, që çoi në çlirimin përfundimtar të Evropës Perëndimore nga Nazizmi. Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan NBC, mbrëmë vonë, presidenti i Francës, Jacque Chirac, pos tjerash foli edhe për rolin e Shteteve të Bashkuara për çlirimin e Francës në Luftën e Dytë Botërore. Me këtë rast ai tha:
-Francezët u thonë amerikanëve "faleminderit" dhe ata nuk do ta harrojnë se çka kanë bërë amerikanët para 60 vitesh. Kjo është shumë e rëndësishme për ne.
Agjencitë e lajmeve informojnë se për këtë manifestim po ndërmerren masa të gjëra të sigurisë. Në këtë ceremoni nesër do të marrin pjesë shumë liderë botëror, ndër të cilët edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush.
XS
SM
MD
LG