Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ka dënuar ashpër vrasjen e të riut serb në Graçanicë afër Prishtinës. Nga zyra e zotit Rugova është kumtuar se "aktet si ky janë të drejtuara kundër paqes ndërqytetare në Kosovë dhe kundër të ardhmes dhe pavarësisë së Kosovës". Presidenti Ibrahim Rugova, pos tjerash, kërkon që organet kompetente ti kushtojnë vëmendje faktit pse incidentet si ky po ndodhin zakonisht para vizitave të zyrtarëve të rëndësishëm në Kosovë.
XS
SM
MD
LG