Ndërlidhjet

BAGDAD/VARSHAVË


Ushtria amerikane ka raportuar se nga shpërthimi i një makine – bombë sot, jashtë bazës ushtarake të Shteteve të Bashkuara, në Taxhi, që është në veri të Bagdadit, janë vrarë 6 persona civilë dhe janë plagosur afro 20 të tjerë. Policia e Irakut, ndërkaq, ka kumtuar se një polic dhe një civil janë vrarë nga shpërthimi i një bombe në qytetin verior të Irakut, në Kirkuk. Ministria e jashtme e Polonisë në Varashavë ka kumtuar se katër civilë, dy amerikanë e dy polakë, që punonin për një kompani amerikane të sigurisë në Irak, janë vrarë në një pritë në dje pasdite në Bagdad.
XS
SM
MD
LG