Ndërlidhjet

KANBERRË


Partia kryesore opozitare e Australisë nuk do ta ndërroj qëndrimin e saj për tërheqjen e trupave australiane nga Iraku, deri në fund të këtij viti, edhe nëse qeveria e Irakut kërkon që ato të mbesin atje, ak thënë sot lideri i kësaj partie, Mark Latham. Zoti Latham është zotuar se do ti tërheq 850 ushtarët e Australisë në Irak nëse Partia e tij Laburiste fiton në zgjedhjet e ardhshme, që mbahen më vonë gjatë këtij viti. Siç informon agjencia AP, këto zotime të liderit partiak opozitar janë kundërshtuar ashpër nga kryeministri i Australisë, John Howard dhe nga presidenti amerikan, George Bush.
XS
SM
MD
LG