Ndërlidhjet

BEOGRAD


Çështja e pasaportave, respektivisht dokumentave të udhëtimit, është çështje dypalëshe dhe duhet të rregullohet ndërmjet qeverisë së Serbisë e Malit të Zi, UNMIK-ut dhe qeverisë së Bosnjë e Hercegovinës, ka deklaruar Paddy Ashdoën, përfaqësues i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë Hercegovinë.
Duke iu referuar vendimit të qeverisë në Sarajevë për mosnjohjen e pasaportave të UNMIK-ut, Ashdoën ka thënë se kjo çështje nuk është në kompetencë të përfaqësuesit të lartë.
Lidhur me vendimin, Mile Juriç, drejtori i shërbimit kufitar të Bosnjë-Hercegovinës deklaroi se ai është sjellë në bazë të ligjit të miratuar në 14 tetor, 2003.
"Dokumentat e UNMIK-ut nuk njihen si dokumenta të vlefshme për kalimin e kufirit. Me dokumentat e tillë nuk është e mundur hyrja në Bosnjë e Hercegovinë. Vendimin mbi njohjen e dokumentave të udhëtimit mund ta sjellë vetëm Këshilli i Ministrave i Bosnjë-Hercegovinës", tha Juriç.
XS
SM
MD
LG