Ndërlidhjet

KALIFORNI


Arkivoli i ish - presidentit amerikan Ronald Regan është vendosur në bibliotekën presidenciale në jug të Kalifornisë, ku njerëzit do të mund t'i bëjnë homazhe sot dhe nesër.
Në mesin e atyre që nderuan presidentin Regan, i cili ndërroi jetë në moshën 93-vjecare, ishte dhe kreu i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan. Regani ka hyrë në histori për kontributin në rënien e komunizmit.
Ish presidenti sovjetik, Gorbacov, me të cilin Regan ka bashkëpunuar, pas lajmit për vdekjen e ish presidentit amerikan deklaroi:
"U mbusha me emocione, pasi më erdhi ndërmend historia e mardhënieve tona. Mardhëniet tona nuk kanë qenë të lehta, por me kohën u bënë thelbësore, të këndshme dhe të bazuara në respekt. Komunikimi me të zgjati deri në momentin që ai ishte në gjendje ta bënte një gjë të tillë i papenguar nga semundja."
XS
SM
MD
LG