Ndërlidhjet

TIRANË


Policia në Tiranë ka arrestuar tre shqiptarë të Kosovës, të akuzuar nga policia ndërkombëtare për akte terroriste.
Njëri nga të arrestuarit, Florim Ejupi, i cili ishte arratisur nga kampi amerikan në Bondstill, është akuzuar për ndërlidhje në minimin e autobusit në Podujevë, në shkurt 2001, me ç'rast u vranë 11 dhe u plagosën 40 serbë.
Dy të tjerët, Faik Shaqiri dhe Xhevat Kosumi gjithashtu ishin në kërkim të policisë në Gjermani, nën akuzat për terrorizëm dhe vrasje.
Të arrestuarit dyshohet se janë pjesëtarë të Armatës Kombëtare Shqiptare, të cilën UNMIK-u e ka shpallur organizatë terroriste.
XS
SM
MD
LG