Charles Recknagel
Gjatë ditëve të fundit Iraku ka shënuar dy arritje, të cilat do mund të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së sigurisë. E para është krijimi i qeverisë së përkohshme që do ta çojë Irakun drejt zgjedhjeve të përgjithshme janarin e ardhshëm. Arritja e dytë është miratimi i rezolutës së Kombeve të Bashkuara, që i mundëson sovranitetin qeverisë irakiane.
Ministri irakian i Punëve të Jashtme Hoshiar Zebari, tha se rezoluta e kombeve të Bashkuara do t'i bindte bashkatdhetarët e tij se tashmë kanë një qeveri të tyren.
"Sa legjitime është qeveria irakiane është një çështje që është aktuale, pasi ajo nuk është zgjedhur nga votat. Kjo përfshirje e Kombeve të Bashkuara, që jep një lloj legjitimiteti ndërkombëtar qeverisë së përkohshme mendoj se e bën më të pranueshme për popullin e Irakut", tha Zebari.
Por lind pyetja sa e si do ndihmojë kjo në izolimin e kryengritësve irakianë, të cilët kundërshtojnë rregullin e ri në vend?
Daniel Nip nga Instituti Mbretëror në Londër mendon se vendosja e një qeverie të pavarur nuk është e mjaftueshme për të shpërbërë militantët, pasi një gjë e tillë kërkon që qeveria të fitojë besimin e qytetarëve.
"Mendoj se në afat të shkurtër zgjedhja e qeverisë do të ketë ndikim tepër të kufizuar. Ne po përqëndrohemi në rezolutën e Kombeve të Bashkuara, e cila i jep legjitimitet ndërkombëtar qeverisë, por a nënkupton kjo të njëjtën gjë edhe për irakianët? Irakianët i shohin Kombet e Bashluara si një organizëm që për shumë vite vuri sanksione mbi Irakun. Kam përshtypjen se ne po i kushtojmë pak më tepër vëmendje se ç'duhet çështjes së sovranitetit, që është më shumë një çështje akademike. Mendoj se sovraniteti nuk është kyç për shumicën e irakianëve. Legjitimiteti është i rëndësishëm, por ky mund të fitohet vetëm përmes punës që do bëjë qeveria", thotë analisti Daniel Nip.
Më tej ai shton se qeveria e përkohshme, pas 30 qershorit, do të krijojë politikat e veta kundër militantëve të armatosur.
"Mendoj se qeveria e përkohshme do të ketë qasje të tjera ndaj kryengritësve, krahasuar me Shtetet e Bashkuara. Nëse shohim se çfarë ndodhi në Falluxha, mendoj se është e qartë se qeveria irakiane nuk do të përfshihet në operacione të ashpra ushtarake. Ata do shohin mundësinë e përfshirjes së udhëheqësve vendorë të kryengritësve dhe gjetjen e një marrëveshjeje me ta. Duket se qasja irakiane do jetë jo largimi nga figurat politike vendore, por përfshirja e tyre në sistem", thotë Nip, nga instituti Mbretëror në Londër.
Jost Hilterman nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, zyra në Aman thotë se kryengritësit deri tani kanë përfituar nga pakënaqësia e njerëzve.
"Mendoj se ajo që është e nevojshme të ndodhë në Irak për të gjetur zgjidhje për kryengritësit, është përmirësimi i kushteve të jetesës, i gjendjes së sigurisë, punësimi, në mënyrë që shumica e njerëzve të përfitojnë nga ndryshimi i qeverisë", thotë Hilterman nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave.
Dhe krejt në fund ai sqaron se kryengritësit do përpiqen të vazhdojnë sulmet e tyre, por suksesi në Irak do varet më shumë nga ecuria në çështjet ekonomike, se sa nga debatet në Kombet e Bashkuara.