Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ende një vendim lidhur me pjesëmarrjen e mëtejshme në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit. Vendimi do të varet nga rezultatet e takimeve në Nju Jork, ku një delegacion nga UNMIK-u po bisedon rreth mundësive për vazhdimin e privatizimit në Kosovë, ka bërë të ditur zëdhënësja e Qeverisë, Mimoza Kusari.
Sipas saj, ky vendim i Qeverisë do të merret më së largu deri në takimin e ardhshëm të Bordit të AKM-së, i cili koincidon në të njejtën ditë me kthimin e përfaqësuesve të UNMIK-ut nga Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG