Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryetari i Qendrës Koordinuese të Serbisë për Kosovën, Nebojsha Çoviq ka thënë sot se muajt e ardhshëm janë vendmitarë për Kosovën. Ai është shprehur se "frikësohet se po përgatitet një strategji e rrezikshme në mënyrë që deri në shtator, ose deri në fudn të vitit, do të përgatiten të gjitha dokumentet që në Kosovë të zbatoheshin në fillim të vitit 2005". Këto komente zoti Çoviq i bëri në një konferencë për shtyp në Beograd. Ai mëtutje tha se "nëse keni mos-susese në Irak, në Afganistan dhe në Qipro, ju duhet që në fushatën parazgjedhore diku të keni sukses" dhe shtoi se "duket se Kosova ka hyrë në fazën në të cilën duhet të jet faktor i suksesit të dikujt". Zoti Çoviq tha se "është i shqetësuar" se ky sukses do të mund të ishte në dëm të Serbisë.
XS
SM
MD
LG