Ndërlidhjet

UASHINGTON


Udhëheqës dhe personalitete botërore nga 165 vende po marrin pjesë në funeralin e ish presidentit amerikan Ronald Regan, që po zhvillohet në Katedralen Kombëtare në Uashington. Regan ka shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara në vitet 1981 – '89.
Gjatë fjalës lamutmirëse presidenti Bush mes të tjerash tha:
"Ditë më parë ne humbëm Ronald Reganin, ndonëse ai na ka munguar për një kohë të gjatë. Na ka munguar prania e tij që sillte gjithmonë kënaqësi, zëri që na jepte siguri dhe fundi i lumtur që kemi dëshiruar për të." Presidenti Bush ka theksuar më pas meritat e tij në luftën kundër komunizmit.
"Kur ai pa të keqen të kalonte nëpër horizont, ai nuk ngurroi ta thërriste të keqen me emrin e vet. Nuk kishte njerëz që dyshonin në burgjet dhe gulagët e kohës ku disidentët përhapnin lajmin natyrisht në mënyrë të fshehtë se cfarë kishte guxuar të thoshte presidenti amerikan. Natyrisht edhe ata që goditën së pari mbi murin e urryer të ndarjes nuk kanë pasur dyshim se goditjen tronditëse e kishte dhënë presidenti Ronald Regan", tha Bush.
Ish kryeminsitrja britanike, Margaret Thatcher, e njohur si Zonja e hekurt dhe një nga njerëzit me të cilët Regan ka bashkëpunuar ngushtë, në fjalimin e saj me të tjerash vecoi:
"Sot bota, nga Praga në Budapest, në Varshavë e Sofjenë Bukuresht dhe Kiev, madje edhe në Moskë po mban zi për humbjen e një clirmitari të madh dhe njëherësh bota përsërit lutjen e tij "Zoti e Bekoftë Amerikën."
Folësit kanë vlerësuar lart dhe rolin e bashkëshortes, zonjës Nancy Regan.
Trupi i Reganit do prehet në bibliotekën presidenciale në afërsi të Kalifornisë.
XS
SM
MD
LG