Ndërlidhjet

DUBAI


Shërbimi amerikan i kundërzbulimit CIA tha se është duke e analizuar një audioshirit, në të cilin pretendohet të jetë zëri i një drejtuesi të lartë të Al Kaidës.
Televizioni arab Al-Arabiya, të premten e transmetoi audioshiritin, në të cilin pretendohej se flet Ayman Al-Zwahiri, bashkëpunëtori më i ngushtë i Osama bin Ladenit.
Në fjalimin e incizuar, zëri e kritikon planin e Shteteve të Bashkuara për reforma demokratike në Lindjen e Mesme, dhe thotë se Amerika vetëm dëshiron t'i zëvendësojë regjimet aktuale me të reja.
XS
SM
MD
LG