Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria amerikane tha se një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer një autobombë afër kampit ushtarak të forcave amerikane duke vrarë 12 persona dhe plagosur 13 të tjerë.
Sot në mengjes, ndërkaq, një zyrtar i Ministrisë së Arsimit në Irak, Kamal al- Jarrah, ka vdekur pasi është qëlluar me armë përballë shtëpisë së tij.
Ndërkohë agjencia France Press citon anëtarët e familjeve dhe burime spitalore të kenë thënë se 6 irakianë kanë vdekur pas përleshjeve me forcat amerikane në lagjen e Sadrit në Bagdad.
Nga ana tjetër kleriku radikal shiit Moqtada al Sadr, po planifikon që të formojë një parti politike që do të merrte pjesë në zgjedhjet demokratike në vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG