Rrahman Paçarizi, Prishtinë
Në Kosovë po arrihet përparim i përditshëm në fushën e sigurisë, kështu që tani kemi ardhur në pikën ku ishim para ngjarjeve të 17 marsit, ka deklaruar sot në Prishtinë, gjenerali Rick Erlandson, komandanti i sektorit lindor të KFOR-it, që kontrollohet nga forcat amerikane. Ai i ka bërë këto komente pas një takimi me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në shtëpinë e tij në Prishtinë, duke e vlerësuar situtën të qetë, por me tensione:
“Situata pas dhunës së marsit është relativisht e qetë, por duket se është paksa e tensionuar”, tha gjenerali Erlandson, sipas të cilit, në sektorin e tij mund të vërehen shumë përparime, pikërisht duke iu falënderuar bashkëpunimit të forcave paqëruajtëse me policinë e UNMIK-ut, me Shërbimin Policor të Kosovës dhe me strukturat civile. “Mund të them se tani jemi kthyer në situatën që e kishim para trazirave të marsit”, tha gjenerali Erlandson, ndërkohë që gjendjen e ka vlerësuar si të përmirësuar edhe presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova: “Biseduam për gjendjen e sigurisë q ëështë gjithnjë e më e mirë. Që ka filluar konsolidohet pas ngjarjeve të këqija qëi patëm në mars", tha kryetari Rugova duke vlerësuar lart angazhimin e KFOR-it amerikan për konsolidimin e situatës sidomos në sektorin lindor që është në përgjegjësinë e forcave amerikane të KFOR-it.
Presidenti Rugova tha gjithashtu se zhvillimi ekonomik i Kosovës është i domosdoshëm, por për këtë duhen më shumë kompetenca për institucionet e Kosovës: “Institucionet e Kosovës duhet të kenë kompetenca dhe këtë do ta diskutojmë me UNMIK-un dhe për këtë do të kemi përkrahjen e gjeneralit dhe të KFOR-it në përgjithësi dhe për ecur më shpejt, njohja e pavarësisë së Kosovës do të përshpejtonte proceset e brendshme të jashtme, investimet, si dhe proceset integruese për minoritetet"
Gjenerali Erlandosn tha se me presidentin Rugova kishin biseduar edhe për të ardhmen e Kosovës dhe për përparimin që është arritur gjatë kësaj kohe, ndërkohë që ka falënderuar presidentin për faktin që ka vizituar sektorin e tij dhe qytetin e Ferizajt pas trazirave të marsit. Ai tha po ashtu se dëshironte të bashkëpunonte me institucionet e Kosovës dhe me UNMIK-un për t’i siguruar Kosovës një të ardhme më të mirë.