Ndërlidhjet

NJU JORK


Në një intervistë për rrjetin televiziv CBS, që do të transmetohet të dielën, ish presidenti amerikan, Bill Clinton, pos tjerash, u shpreh se, dita kur përfundoi lufta në Kosovë, ishte njëra nga pikat më të larta të politikës së tij të jashtme. "Dita kur lufta e Kosovës përfundoi dhe e dija se ditët e Millosheviqit ishin të numëruara, ishte një ditë e madhe", tha zoti Clinton. Ai tha se i vije shumë keq që nuk ia doli ta ndërmjetësoj arritjen e marrëveshjes ndërmjet Izraelit e palestinezëve. Agjencitë e lajmeve informojnë se këto komente zoti Clinton i bëri në kuadër të fushatës që i paraprinë daljes në shitje të librit të tij autobiografik.
XS
SM
MD
LG