Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

HAGË


Ish presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviq, i akuzuar për krime lufte, për krime kundër njerëzimit, për gjenocid, në Bosnjë, në Kroaci dhe në Kosovë, tha sot se "të gjitha këto akuza të tmerrshme janë të pavërteta". Këto deklarime u bënë në seancën e sotme, ku ai paralajmëroi se më 5 korrik të këtij viti, kur fillon paraqitja e mbrojtjes së tij, dëshiron ti ftoj afro 1400 dëshmitarë, në mesin e të cilëve përmenden edhe ish presidenti amerikan, Bill Clinton dhe kryeminsitri britanik, Tony Blair. Është thënë se ai do të ketë 150 ditë për ta paraqitur rastin e tij. Më herët, në gjykatë janë dëgjuar dëshmi nga prokuroria për masakrën e Srebrenicës më 1995, kur u vranë afro 8 mijë burra e djem nga forcat serbe në Bosnjë, pastaj për luftën në Kroaci dhe për krimet në Kosovë, në vitin 1999.
XS
SM
MD
LG