Ndërlidhjet

PRISHTINË


Prokurorët ndërkombëtarë në Kosovë kanë ngritur akuza për krime të rënda kundër tre shqiptarëve dhe kundër një serbi lidhur me dyshimet për rolin e tyre në trazirat e marsit më Kosovë, ka thënë zëdhënësi i administratës ndërkombëtare në Kosovë, Neeraj Singh. Ai ka thënë se këto janë akuzat e para lidhur me trazirat e marsit në Kosovë. Zoti Sing mëtutje ka thënë se lidhur me këto trazira, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar afro 270 persona, ndërsa shumica prej tyre janë shqiptarë.
XS
SM
MD
LG