Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga një sulm vetëvrasës me makinë-bombë sot në Bagdad u vranë 35 persona dhe më se 130 të tjerë u plagosën. Sulmi u bë jashtë qendrës së rekrutimit për armatën e re të Irakut. Pasi e vizitoi vendin ku ndodhi shpërthimi, kryeministri i Irakut, Iyad Allawi deklaroi:
-Ky është një përshkallëzim i asaj që ne kemi pritur. Ne do të përballemi me këtë përshkallëzim. Ne do të ballafaqohemi me armiqtë e Irakut dhe populli irakian do të ngadhnjej.

Më herët gjatë ditës, ushtria e Shteteve të Bashkuara ka raportuar për vdekjen e një ushtari amerikan, që humbi jetën nga pasojat e plagëve nga një sulm i djeshëm në veri të Bagdadit. Nga ky sulm dje ishin vrarë edhe dy ushtarë të tjerë amerikanë.
XS
SM
MD
LG