Ndërlidhjet

RIAD


Forcat e Arabisë Saudite thanë se e kanë vrarë kreun e grupit Al Kaida, që dje e ekzekutoi amerikanin Paul Johnson.
Televizioni shtetëror saudit shfaqi pamje, të cilat i identifikoi si kufomat e Abdulaziz al-Muqrim dhe të tre bashkëpunëtorëve të tij, që ishin vrarë në shkëmbim zjarrin me policinë.
Ambasadori amerikan në Riad James Oberwetter i vlerësoi lartë përpjekjet e Saudisë.
"Më lejoni ta lëvdoj qeverinë Saudite për eliminimin e terroristit më të kërkuar të Al Kaidës në ujdhesën. Këto akte terroriste dhe të pacivilizuara, nga bota e civilizuar do të luftohen me mundësinë e vetme, me forcën", tha ambasadori amerikan.
Presidenti George Bush ekzekutimin e quajti "vrasje gjakftohtë".
Policia saudite tha se janë arrestuar edhe 12 persona të tjerë.
XS
SM
MD
LG