Ndërlidhjet

STAMBOLL


Raportohet se nga disa shpërthime të mbrëmshme të bombave jashtë dy bankave në Stamboll ka pasur vetëm dëme materiale. Agjencia AP informon se nuk kishte komente zyrtare nga autoritetet. Shpërthime të ngjashme ndodhën edhe të premten në Stamboll dhe në Izmir. Militantët islamikë, grupe kurde dhe të majta janë aktive në Turqi dhe në të kaluarën kanë ndërmarrë aksione të këtilla raportojnë agjencitë. Në Stamboll, më 28 dhe 29 qershor mbahet samiti i Natos në të cilin do të marrin pjesë edhe presidenti amerikan, George Bush, kryeministri britanik, Tony Blair, presidenti i Francës Jacques Chirac e liderë të tjerë të aleancës.
XS
SM
MD
LG