Ndërlidhjet

SEUL


Koreja e Jugut tha se do t'i vazhdojë planet për dërgimin e 3.000 trupave shtesë në Irak, përkundër kërcënimeve të militantëve se do ta ekzekutojnë pengun e rrëmbyer Kim Sun Il.
Njëri nga rrëmbyesit u kërcënua se pengut do t'i pritet koka, nëse Koreja e Jugut nuk i tërheq 600 trupat nga Iraku, dhe nuk e anulon vendimin për dërgimin e trupave tjera.
"Ky është mesazh për qeverinë e Koresë së Jugut dhe popullin korean. Kërkojmë t'i tërhiqni forcat tuaja nga vendi jonë dhe të mos dërgoni trupa tjera. Përndryshe, do t'ua dërgojmë kokën e tij dhe të trupave tjera koreane", tha rrëmbyesi duke dhënë afat vetëm 24 orë.
Në Seul, qindra protestues kërkuan lirimin e pengut dhe tërheqjen e planeve për dërgimin e trupave.
Punëdhënësi i Kim Sun Il në Irak, deklaroi se grupi që e ka rrëmbyer atë, mban edhe 10 të huaj tjerë.
XS
SM
MD
LG