Ndërlidhjet

J. DOBINS:"STATUSI I KOSOVËS NUK MUND TË ZHAGITET PAFUNDËSISHT"


James DOBINS, ish i dërguari i SHBA-ve në Kosovë


RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Dobins, në Serbi do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Një nga kandidatët është Tomislav Nikoliq, kryetar i Partisë Radikale të Vojislav Sheshelit. Si e shpjegoni suksesin e tij në raundin e parë të zgjehdjeve?

J. DOBINS
Mendoj se ka mjaft shpjegime për këtë epilog të zgjedhjeve në Serbi. Një nga ato është shkalla në të cilën është kriminalizuar shoqëria serbe, por edhe niveli i shkatërrimit të institucioneve në Serbi gjatë kohës së Millosheviqit. Këto rrethana i kanë vështirësuar shumë Serbisë që të bëjë një tranzicion drejt një strukture më demokratike.
Së dyti, mendoj se bashkësia ndërkombëtare duhej të ishte më dorëlirë ndaj Serbisë pas revolucionit, pas rënies së regjimit të Millosheviqit. Disa ndihma kanë qenë shumë të kushtëzura, ndërsa bashkësia ndërkomëbatre nuk ka lëvizur shumë shpejt për t'iu përgjigjur situatës së re atje. Dhe së treti, mendoj se është e qartë se Serbia vazhdon të ketë vështirësi të mëdha pas kolapsit të Jugosllavisë....

RADIO EVROPA E LIRË
Analistët thonë se zgjedhjet presidenciale do të dëshmojnë nëse Serbia do të shkojë drejt Bashkimit Evropian ose nëse do të marrë drejtim të kundërt. A mendoni se në rast të fitores së z. Nikoliq ndaj Serbisë mund të zbatohen sanksione?

J. DOBINS
Nuk mendoj se do të imponohen sanksione, thjesht vetëm se ata kanë zgjedhur z. Nikoliq. Mendoj se sanksionet mund të imponohen nëse Serbia nuk i arrin disa standarde ose nëse në disa faza nuk i jetëson obligimet ndërkombëtare. Por, nuk mendoj se dikush është duke nxituar për t'i vënë sanksionet Serbisë.

RADIO EVROPA E LIRË
Kohëve të fundit ka shumë diskutime rreth Marrëveshjes së Dejtonit. Ka të tillë që thonë se Marrëveshja e Dejtonit për Bosnjën nuk është e qëndrueshme. Çfarë mendoni ju?

J. DOBINS
Mendoj se është e qëndrushme për aq kohë sa bashkësia ndërkombëtare është e përgatitur të sigurojë një balancim të jashtëm, me qëllim që të vazhdojë me sistemin, por kërkohet përkushtimi nga i cili njerëzit mund të jenë të lodhur. Bartja e misionit të paqeruajtësve të NATO-së te misioni i BE-së do të jetë një detyrë e rëndësishme dhe do të dëshmojë nëse Bashkimi Evropian ka kapacitetet dhe nëse është i aftë për të marrë mbi vete më shumë përgjegjësi. Marrëveshja e Dejtonit nuk është e përsosur, ajo është kompromis ndërmjet palëve ndërluftuese. Kjo çështje mund të rihapet vetëm nëse ka gjasa reale për një epilog më të mirë. Megjithate atje (në Bosnjë) në fakt ka përmirësim të mekanizmit qeverisës. Unë kam folur më herët me njerëzit atje, nuk e di se cila është perspektiva për ta. Më herët unë kam evituar mundësinë e rihapjes dhe rinegocimit të Marrëveshjes së Dejtonit. Atbotë mendoja se rezultatet do te jenë me të dobëta dhe më pak efektive nëse kjo çështje rihapet...Tash nuk e di.

RADIO EVROPA E LIRË
Si i shihni zhvillimet e ardhshme në Kosovë në planin e afatmesëm dhe afatgjatë?

J. DOBINS
Mendoj se ne duhet të lëvizim drejt zgjidhjes së statusit final të Kosovës. Zhagitja që nga viti 1999 ka siguruar një periudhë gjatë së cilës është bërë progres në vende tjera si në Maqedoni dhe Bosnje. Por, ne nuk mund ta shtyjmë vendimin për statusin final të Kosovës pafundësisht. Personalisht mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të dalin me një prononcim të qartë rreth preferencës së tyre për të ardhmen e Kosovës. Ajo do të përmbante zotimin dhe obligimin e komuniteti shqiptar atje që është i gatshëm të ndërtojë një shtet ku të gjithë banorët e Kosovës mund të jetojnë në dinjitet dhe siguri që pastaj SHBA-të dhe BE-ja të përgatiteshin për të mbështetur pavarësinë për Kosovën në kufijtë ekzistues.
XS
SM
MD
LG