Ndërlidhjet

UASHINGTON


Trupat amerikane do duhet të qëndrojnë në Irak për disa vite, por jeta në Irak nuk është një rreth i pashpresë, ka deklaruar numri dy i mbrojtjes amerikane Paul Wolfowitz, para Komitetit për Mbrojtje të Senatit amerikan, pas kthimit nga Iraku.
"Ka për të qenë një punë e madhe rindërtimi i Irakut, por unë kam shumë më tepër besim tani, se përpara këtij udhëtimi të fundit, dhe pas takimeve me kryeministrin dhe anëtarët e qeverisë, që janë një ekip i gatshëm të marrin përgjegjësitë më 1 korrik", tha Wolfowitz.
Në të tjera zhvillime në Irak gjatë ditës janë vrarë në sulme të ndara një numër civilësh.
XS
SM
MD
LG