Ndërlidhjet

LISBONË


Shumica dyshonin se Danimarka dhe Suedia do të laujnë baraz, dhe Italia do të eliminohej, por pak veta besuan kur kjo vërtetë ndodhi.
Antonio Cassano u gëzua pa masë kur Italia e shënoi golin e dytë kundër Bullgarisë, por kur i thanë se danezët dhe suedezët përfunduan 2:2, ai shpërtheu në vaj.
Para ndeshjes, traineri Giovanni Trapattoni e hodhi poshtë mundësinë që dy vendet nordike të luajnë 2:2, duke thënë se kjo nuk do të ishte etike.
Përkundër shumë sugjerimeve se ndeshja Danimarkë-Suedi ishte kurdisur, UEFA tha se nuk ka ndonjë arsye për të dyshuar në rezultatin.
I pyetur nëse rezultati do të hetohet, zëdhënësi i UEFA-s tha "apsolutisht jo".
Në ndeshjet e grupit D, sot luajnë Çekia-Gjermania dhe Holanda-Letonia.
XS
SM
MD
LG