Ndërlidhjet

BUDAPEST


Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka publikuar sot Atlasin e Shëndetit të Fëmijëve, në të cilin paraqiten rreziqet me të cilat ballafaqohen fëmijët, siç janë: ndikimi i ambientit të ndotur, mungesa e ujit të pijshëm, varfëria e të tjera. Duke e paraqitur këtë Atlas në Budapest, në një takim ndërkombëtar për shëndetin dhe ambientin, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Jong Vook Lee tha se të gjitha shënimet e paraqitura ishin shumë brengosëse. Shënimet për vdekshmërinë e fëmijëve deri në moshën pesëvjeçare tregojnë se në Shqipëri prej 1000 fëmijëve të lindur vdesin 27 fëmijë brenda vitit. Në Azerbejxhan kjo shifër është 75, në Afganistan 257, ndërsa në Angolë 262. Agjencitë e lajmeve përmendin se në Gjermani kjo shifër është 5.
XS
SM
MD
LG