Ndërlidhjet

GJILAN


Një Gjykatë e Qarkut në Gjilan ka shpallur sot fajtor Shefket Musliun, ish komandantin e Ushtrisë Clirimtare për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, nën akuzën për rrëmbim dhe kërcënim të personave. Zoti Musliu u dënua me 12 vjet heqje lirie, dy bashkëluftëtarët e tij, Besim Tahiri me 7 vjet dhe Feriz Qerimi me 5 vjet heqje lirie. Avokati mbrojtës, Masar Morina tha se pas përpilimit të aktgjykimit me shkrim, mbrojtja do të ankohet kundër vendimeve të sotme, të cilat ai I cilësoi si drakonike.
XS
SM
MD
LG