Ndërlidhjet

DABLIN


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush, pritet të arrijë në Irlandë, ku do të marrë pjesë në samitin e nesërm të Bashkimit Evropian, para se të udhëtojë në Turqi në konferencën e NATO-së .
Në të dy samitet Bush pritet të kërkojë përkrahjen për Shtetet e Bashkuara, në përpjekjet e saj për ta stabilizuar Irakun.
Para Samiti të Bashkimit Evropian, kryesuesi i radhës i unionit Bertie Aherni tha:
"Ne kemi një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara për Irakun, dhe pavarësisht nga debatet në të kaluarën për këto cështje, që ishin të nxehta, e ardhmja e Irakut me këtë rezolutë është e qartë," tha Aherni.
Pas paralajmërimit të demonstratave kundër luftës në Irak, për ruajtjen e sigurisë në Dablin janë angazhuar mbi 6.000 policë dhe trupa irlandeze.
XS
SM
MD
LG