Ndërlidhjet

STAMBOLL


Policia e Turqisë ka arrestuar 10 persona të dyshuar për lidhje me rrjetin e al-Qaidës. Është thënë se këto veprime janë ndërmarrë në kuadër të shtimit të masave të sigurisë që kanë për qëllim parandalimin e sulmeve eventuale kundër pjesëmarrësve të samitit të Natos në Stamboll, që fillon të hënën. Me këtë rast policia ka konfiskuar një sasi të armatimit dhe të municionit. Këtë javë policia anti-terror ka arrestuar 55 persona. Është raportuar se në mesin e tyre ka edhe ekstremistë islamikë dhe militantë të dyshuar kurd, që mendohet se në Stamboll ishin dërguar për të organizuar sulme.
XS
SM
MD
LG