Ndërlidhjet

PRAGË


Kryministri Vladimir Shpidla e shpalli dorëheqjen e tij nga ky post, pasi siç u shpreh ai në konferencën e sotme për shtyp, "nuk e ka mbështetjen e partisë së tij". Në këtë aspekt, ai tha se tërhiqet edhe nga posti i liderit të Partisë socialdemokrate çeke. Sipas kushtetutës së Republikës çeke, me dorëheqjen e kryeministrit nënkuptohet edhe shpërbërja e menjëhershme e qeverisë së tij. Partia e zotit Shpidla ka kërkuar që ministri i brendshëm Stanislav Gros ta formoj kabinetin e ri. Pas humbjes që partia në pushtet pësoi në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, brenda partisë ishte shtuar presionet ndaj zotit Shpidla që të tërhiqet dhe ti mundësoj zotit Gros që të marrë pozitën e liderit.
XS
SM
MD
LG