Ndërlidhjet

ANKARA


Presidenti amerikan George Bush ka thënë se Turqia është model i demokracive sekulare myslimane. Ai i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin turk Rexhep Tayyip Erdogan dhe me presidentin Ahmet Necdet Sezer.
Bush kërkoi që të përkrahet oferta e Turqisë për t'iu bashkuar Unionit Evropian.
"E vlerësoj shumë lart shembullin e vendit tuaj se si një shtet mysliman, në të njëjtën kohë është një shtet, që përqafon demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë. Dhe jam shumë mirënjohës për ftesën tuaj", tha Bush.
Bisedimet me liderët turq u fokusuan edhe në çështjen e Irakut fqinj.
Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha pas takimit se pret që Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin aksion kundër militantëve kurdë të përqëndruar në Irakun verior.
Presidenti amerikan gjendet në Turqi për samitin e NATO-s që fillon nesër.
Në një zhvillim tjetër, Turqia i ka refuzuar kërkesat e militantëve, që janë kërcënuar se do t'u presin kokën tre pengjve turq në Irak.
Militantët e dyshuar të bashkëpunëtorit të Al Kaidës, Abu Musab al-Zarqawi, thanë dje se do t'i ekzekutojnë tre pengjët, nëse brenda 72 orësh Turqia nuk e ndërpresin bashkëpunimin me forcat e koalicionit në Irak.
XS
SM
MD
LG