Ndërlidhjet

TADIÇ MUND RADIKALIN NIKOLIQ


Ron SYNOVITZ



Lajmi për fitoren e Boris Tadiçit ndaj kandidatit ultra - nacionalist Tomislav Nikoliq në rrugët e Beogradit është festuar deri në orët e hershme të mëngjesit nga idhtarët e Partisë Demokratike.
Sipas rezulltateve të fundit Tadiç ka fituar 53.7 për qind të votave, ndërsa Nikoliq 45.1 për qind.
Pas kumtimit të rezultateve Boris Tadiç ka thënë se gjatë mandatit 5 – vjeçar presidencial në fokusin e agjendës së tij do të jenë reformat, përkatësisht përgatitja e Serbisë për anëtarësim në Unionin Evropian.
"Unë vërtetë mendoj se kemi një stil të ri në vend dhe se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme sa u përket vlerave të reja në Serbi. Unë jam një kandidat pro – evropian, që do të thotë se jam për vlera të reja politike", ka thënë Boris Tadiç.
Analistët pajtohen se fitorja e Tadiçit i jep një shtytje të re Serbisë për të çuar përpara reformat e filluara para katër vitesh me përmbysjen e Slobodan Millosheviqit, por të ndalura për shkak të mospajtimeve të brendshme.
Të pyetur nëse tash ka gjasa reale që reformat të vazhdojnë, analistët thonë se kjo do të varret nga marrëdhënjet ndërmjet Boris Tadiçit dhe kryeministrit të Serbisë, Vojislav Koshtunica.
Partia Demokratike e Tadiçit dhe Partia Demokratike Serbe e Vojislav Koshtunicë tash sa vite janë në konfrontim të hapur.
Sidoçoftë, Koshtunica mbështeti Tadiçin publikisht në raundin e dytë të zgjedhjeve, por dallimet mbeten rreth çështjes kruciale siç është bashkëpunim me Tribunalin e Hagës.
Koshtunica disa herë ka thënë se bashkëpunimi me Hagën nuk është prioritet i qeverisë së tij, ndërsa Tadiç thotë se kjo është një domosdoshmëri.
Për raportin ndërmjet kryeministrit dhe presidentit të Serbisë, zyrtari i Partisë Demokratike të Koshtunicës, Nebojsha Bakarec thotë:
"Boris Tadiçi ka thënë se ai do të bashkëpunoj me kabinetin e Koshtunicës, por edhe kryeministri (Koshtunica) ka thënë se do të bashkëpunoj me presidencën. Ajo që tash na duhet është që të gjithë të punojmë për një jetë më të mirë për qytetarët e Serbisë. Pres marrëveshje dhe kompromise", ka thënë Nebojsha Bakarec.
Edhe analisti nga Universiteti i Beogradit Gjorgje Vukadinoviq, thotë se nuk pret përplasje të shpejt politike ndërmjet Tadiçit dhe Koshtunicës:
"Jam i sigurt se në fazën fillestare Partia Demokratike e Tadiçit drejtëpërdrejt nuk do të tentoj të kapitalizoj fitoren duke konvokuar zgedhje të parakohshme parlamentare. Deri më tash qeveria e Koshtunicës varrej nga mbështetja e Partisë Socialiste të Millosheviqit, ndërsa tash e tutje pres që këtë mbështetje ta kërkoj nga Partia Demokratike e Tadiçit", thotë analisti Vukadinoviq.
Disa analsitë perendimor tash sa kohë kanë shfaqur drojën se konfliktet në skenën politike serbe të kombinuara me vrasjen e Zoran Gjingjiqit do të këthejnë Serbinë prapa në izolim politik.
Ndërkaq, Tomislav Nikoliq ka thënë se fitorja e Tadiçit është realizuar në sajë të votave të pakicave. Por, analistët thonë se pikërisht kjo logjikë gjatë fushatës zgjedhore dhe ëndrra e tij për Serbinë e Madhe kanë bërë që partitë tjera të bashkohen në mbështetjen për Boris Tadiçin.

XS
SM
MD
LG