Ndërlidhjet

PRAGË


Qeveritë e vendeve të ndryshme të botës kanë mirëpritur kalimin e parakohshëm të pushtetit tek irakianët duke e vlerësuar si një hap drejt një Iraku të qëndrueshëm dhe demokratik.
Irani, Jordania, Gjermania, Britania dhe Filipinet kanë qenë në mesin e të parave vende që vlerësuan këtë hap. Irani dhe Jordania, vende fqinje me Irakun, u shprehën se ky hap do cojë në krijimin e një qeverie irakiane gjithëpërfshirëse dhe largimit sa më të shpejt të forcave amerikane.
Gjermania, që ka qenë një nga vendet që më së tepërmi ka kundërshtuar luftën në Irak, bëri të ditur se është e gatshme të punojë me qeverinë e re vendore në rindërtimin politik dhe ekonomik.
XS
SM
MD
LG