Ndërlidhjet

FILLOI PUNIMET SAMITI I NATO-s NË STAMBOLL


Sefer Tahiri, Stamboll

Në ditën e parë të Samitit të NATO-s në të cilin marrin pjesë udhëheqës të 26 vendeve anëtare të kësaj aleance ushtarake, si dhe të shumë shteteve të tjera të botës, u miratua deklarata për sovranitetin dhe integritetin territorial të Irakut. Angazhohemi dhe bëjmë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve terroriste në Irak, thuhet në deklaratë dhe më pas shtohet se vendet anëtare të NATO-s do t'i ndihmojnë qeverisë irakiane me anë të stërvitjes së forcave të saj të sigurisë dhe i kanë inkurajuar shtetet e tjera që të japin kontribut në këtë aspekt. Në këtë deklaratë thuhet se NATO-ja angazhohet për përforcimin e lirisë demokracisë dhe të drejtave të njeriut për tërë popullin irakian, dhe i jepet mbështetje jetësimit të rezolutës 1546 për tranzicionin politik drejt formimit të një qeverie demokratike në Irak, e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Në deklaratë thuhet se NATO-ja njëzëri i jep mbështetje popullit të Irakut, duke i ofruar një bashkëpunim të plotë qeverisë, për përforcimin e sigurisë dhe për përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve kombëtare në vitin 2005.
Në Samit u vendos që pas konsultimeve me autoritetet afgane, NATO-ja do të vazhdojë të zgjerojë misionin e saj ISAF, për përforcimin e stabilitetit në tërë Afganistanin. Në këtë samit është theksuar se duhet të përforcohet prania e KFOR-it në Kosovë, për rritjen e sigurisë dhe përparimin e procesit politik. NATO-ja riafirmon bindjen për sigurinë dhe funksionimin e Kosovës shumëetnike, duke marrë për bazë jetësimin e tërësishëm të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe realizimin e standardeve para statusit.
Në deklaratë thuhet se dënohet dhuna e marsit në Kosovë, dhe nuk do të tolerohet asnjë lloj aksioni, që do ta pengonte procesin politik. NATO_ja u bën thirrje të gjitha palëve ta përshpejtojnë rindërtimin dhe të krijojnë kushte për kthimin e sigurtë të personave të zhvendosur. NATO-ja apelonte të gjithë komunitetet në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të zhvilluar dialog në të gjitha nivelet, për të marrë pjesë në të gjitha institucionet lokale civile dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në mënyrë demokratike.
Në komunikatën e përbashkët, pas mbajtjes së Këshillit verior atllantik, thuhet se dyert e NATO-s mbeten të hapura për Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kroacinë.
Ndërkohë gjatë mbajtjes së këtij samiti, jashtë zonës ku mbahet ai rreth dy mijë demonstrues u konfrontuan me policinë në Stamboll, në shenjë të protestës për shkak të mbajtjes së këtij samiti në kryeqytetin e Turqisë.
Policia ka përdorur gaz lotësjellës dhe shufra gome me qëllim që të shpërndajë demonstruesit.




XS
SM
MD
LG