Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


Iraku është një vend sovran pas kalimit të sotëm të pushtetit tek vendorët, që ndodhi dy ditë para afatit të caktuar.
Kryeministri irakian Ijad Alluai e cilësoi këtë ditë si historike dhe si hap drejt stabilizimit të Irakut.
"I tërheq vëmendjen forcave terroriste se populli i Irakut nuk do t'i harrojë ata që i qëndruan pranë në kohë të vështira, ashtu sic nuk do të harrojë ata që ishin kundër tyre. I bëj thirrje irakianëve të mbrojnë vendin e të parëve dhe të mundin forcat e padijes", tha kryeministri Alluai.
Administratori i deritashëm i Irakut, diplomati amerikan Paul Bremer në një deklaratë me këtë rast tha:
"Ju si irakianë duhet të dini të merrni përgjegjësitë për të ardhmen tuaj të shpresës. Ju mund ta krijoni këtë të ardhme shprese nëse pengoni menjëherë ata që po vrasin ushtarët dhe policët tuaj, që po vrasin gra e fëmijë, që dëmtojnë tubacionet e naftës dhe linjat elektrike." Bremer u largua sot nga Iraku, ndërkaq ka arritur në Bagdad ambasadori amerikan John Negroponte.
Negroponte do drejtojë ambasadën më të madhe amerikane në botë.
XS
SM
MD
LG