Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendës kryeadministratori i UNMIK-ut Charles Brayshow ka kërkuar anulimin e vendimit, i cili firmën "Mobikos" e shpall fituese të tenderit për operator të dytë të telefonisë mobile në Kosovë.
Kjo kërkesë ka ardhur pas kundërshtimit të djeshëm të këtij vendimi nga kryeministri i Kosovës dhe Zyra amerikane në Prishtinë.
Sot ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe zyra britanike.
Drejtuesit e Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, të cilët kanë vendosur për tenderin në fjalë, janë ankuar për presione të ndryshme politike.
XS
SM
MD
LG